Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës ka mbajtur tryezë shkencore në përkujtim të 14-vjetorit të vrasjes së shkrimtarit të shquar Ymer Elshani. Në tryezë me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Drejtori i DKRS, z. Agim Kastrati.
Në këtë tryezë mbanë kumtesa:
Prof. dr. Faik Shkodra
Prof. dr. Hysen Matoshi
Prof. Fitim Çaushi.
Tryeza u mbajt në sallën e Institutit Albanologjik, ndërsa pas tryezës mysafirët u ftuan në një koktej rasti.
Homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve do të mbahen më 17 prill 2013 nga ora 10:00.
Pastaj konkursi letrar do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar nga ora 11:00.