Me rastin e 25 nëntorit “Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj femrave” në komunën tonë u mbajt tryezë me temën “Siguria e gruas në Kosovë”, organizuar nga Njësiti për të Drejtat e Njeriut – Znj. Zahrie Podrimqaku-Subashi dhe OJQ “Aureola”- Znjsh. Zelihe Gllareva.
Në fillim të debatit fjalën e mori Znj. Zahrie Podrimqaku-Subashi e cila falenderoi të pranishmit dhe hapi debatin me përfaqësuesin nga Gjykata Komunale, z. Bajram Rama.
Në debat pjesëmarrës ishin: Përfaqësues nga Gjykata Komunale në Drenas, Mehmet Cakiqi-SHPK-Njësiti për dhunë në familje-Drenas, Sadik Zogu-përfaqësues nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale-Drenas dhe qytetarë të Komunës së Drenasit.
Qëllimi i debatit ishte prezantimi i fakteve mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj femrave.
Në fund të debatit u bë shfaqja e filmit dokumentar “Çmimi i një gruaje”.