Me rastin e 25 Nëntorit “Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas” Njësiti për të Drejta të Njeriut në bashkëpunim me Shoqatën e Grave “Drena” organizuan tryezë në 16 ditët e aktivizimit (25 Nëntor deri më 11 Dhjetor). Në tryezë ishin të pranishëm: përfaqësues nga Komuna e Drenasit, përfaqësues nga OJQ-të, Njësiti kundër Dhunës në Familje nga Policia dhe Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Pas fjalëve përshëndetëse nga të pranishmit u mbajt debat i hapur me panelistët lidhur me sigurinë e gruas në Kosovë.