Në Komunën e Drenasit u mbajt tryezë/drekë pune lidhur me procesin e përgatitjes së buxhetit komunal 2013 dhe ecurinë e dëgjimeve të deritanishme buxhetore të organizuar nga Drejtoria Komunale për Ekonomi dhe Financa në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Në këtë tryezë morën pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, anëtarë të Kuvendit Komunal, Drejtor të Drejtorateve Komunale, përfaqësues të OSBE-së, dhe përfaqësues nga Shoqëritë Civile.