Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, njofton qytetarët se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor – LuxDev, ka lansuar skemën e granteve për inovacion në TIK me një vlerë totale prej 1.16 milionë euro.
Kjo skemë synon të mbështesë Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), si dhe bizneset Start-up, në zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Përmes kësaj mbështetjeje synohet rritja e konkurrueshmërisë, transformimi digjital dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Afati për aplikim deri më 23.07.2026, ora 24:00.
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F730
Për informacione të detajuara mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s: