|
Në vështrim të nenit 68 paragrafi 68.3 të Ligjit nr.03/L-040, nenit 12 dhe 22 të Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve nr.12-320-19338 të datës 07.04.2017 dhe nenit 72 të Statutit të Komunës së Drenasit, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës benë këtë:
|
|
THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
Ftohen organizatat joqeveritare të sferës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që janë aktive dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre në Komunën e Drenasit, se mund të aplikojnë me projektet e tyre për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Drenasit për vitin 2018.
Dokumentet të cilat duhet të dorëzohen gjatë aplikimit për ndarje të subvencioneve përfshijnë:
1. Projekt propozimi;
2. Aplikacioni;
3. Dokumenti identifikues;
4. Certifikate e vendbanimit (për persona fizik);
5. Certifikata e regjistrimit (për persona juridik);
6. Dëshmi për pagesën e taksave komunale;
7. Dëshmi për pagesën e tatimit në pronë (për persona fizik);
8. Dëshmi se nuk ka obligime ndaj ATK-së (për persona juridik);
9. Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë e aplikuesit;
Subvencionet për Kulturë, Rini dhe Sport
Komuna do të ndajë subvencione për Kulturë, Rini dhe Sport duke përfshirë:
1. Klubet sportive (pagesa e regjistrimit të klubeve në Federatat përkatëse, e kuotizimit, referimit, transportit dhe të ushqimit për ndeshjet zyrtare)
2. Sportistët e dalluar
3. Garat sportive
4. Shoqëritë amatore (ansamblet)
5. Teatrot amatore
6. Festivalet
7. Botimi i librave
8. Ekspozitat me fotografi
9. Aktivitete me karaktere garuese
10. Pjesëmarrje në festivale jashtë komune
11. Promovim i librave
12. Promovim i talenteve të rinj
Aktivitete, kulturore, rinore dhe sportive të organizuara nga DKRS
Program Artistik, 17 Shkurt, Dita e Pavarësisë së Kosovës, shkurt 2018
Sofra poetike “Ymer Elshani” 2018, prill 2018
Revista Realiteti, maj 2018
Programi Artistik për 14 Qershor Ditën e Çlirimit të Drenasit, qershor 2018
Programi artistik për manifestimin Ditët e Mërgatës, gusht 2018
Muaj i Rinisë, shtator 2018
Manifestimi Ditët e Humorit Drenasi 2018, tetor 2018
Program Artistik për Festën e 28 nëntorit, ditën e Flamurit, nëntor 2018
Program festiv për Natën e Vitit të ri, dhjetor 2018
Gjatë ndarjes së subvencioneve, në kushte të barabarta, Komuna u jep përparësi rasteve specifike në vijim:
Projektet që kanë siguruar bashkëfinancim nga palët e treta sipas vlerës;
Projektet të cilat mund të gjenerojnë të hyra financiare për kërkuesin e subvencionit, në funksion të sigurimit të qëndrueshmërisë së projektit për periudhën e ardhshme;
Tërheqja e aplikacioneve mund të bëhet në ndërtesën e Komunës kati I në Zyrën Pritëse nr.10, 11 12 dhe dorëzohen në të njëjtën Zyre.
Aplikacionet e pakompletuara të pa precizuara, të panënshkruara nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për aplikim është 15 ditë nga dita e shpalljes në Webfaqen e Komunës dhe në mediat lokale.
|