THIRRJE PËR APLIKIM
Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë;
Pagesa Direkte për therrjet e raportuara të gjedhit;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për akuakulturë;
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerët);
Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të grurit, mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, arrës, fasules, misrit, qershisë, vishnjës dhe dardhës;
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdoj të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjët për majmëri (brojlerët), dhe akuakulturë si dhe mbështetja për Primin e Sigurimeve bujësore.
Periudha e aplikimit:
Afati i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË FERMERËT / APLIKUESIT PËR QUMËSHT SIPAS KATEGORIVE TË CILËSISË:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Kafshët duhet të jenë të identifikuara dhe të regjistruara në sistemin e Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në AUV, numri i kafshëve në fermë dhe në bazën e të dhënave duhet të jetë i përditësuar;
• Të kenë kontratë të vërtetuar nga noteri, për shitjen e qumështit në ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë, ose me ndonjërën nga pikat e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar;
• Të dorëzojnë së paku 3000 litra qumësht për 6 (gjashtë) muaj (sipas gjashtëmujorëve të vitit kalendarik);
• Të ofrojnë dëshmi për sasinë mujore të qumështit të shitur (dorëzuar) në ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose në ndonjërën nga pikat e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar;
• Të ofrojnë dëshmi të lëshuar nga laboratori i AUV për cilësinë e qumështit të dorëzuar në qumështore, ose pikën e grumbullimit të qumështit e cila është e regjistruar si biznes dhe ka kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar;
• Të ofrojnë dëshmi bankare për sasinë mujore të qumështit të shitur (dorëzuar).
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
• Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK (vetëm për persona juridikë);
• Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
• Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit / pronarit të biznesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e listës së verifikimit të kafshëve: gjedhët, dhentë dhe dhitë, të lëshuar nga sektori për Identifikim dhe Regjistrim (I & R) në kuadër të AUV;
• Kopja e kontratës, e vërtetuar nga noteri, për furnizim me qumësht, të lëshuar nga qumështoret e licencuara në Kosovë, ose nga pikat e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar;
• Dëshmia për sasinë e qumështit të dorëzuar në qumështore ose në pikën e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznes dhe e cila ka kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar;
• Kopja certifikatës se regjistrimit te biznesit të pikës grumbulluese dhe kopja e kontratës, e vërtetuar nga noteri, të pikës grumbulluese me ndonjërën nga qumështoret e licencuara;
• Dëshmia e pagesës nga banka për sasinë e qumështit të shitur (dorëzuar);
• Dëshmia e lëshuar nga laboratori i AUV për cilësinë e qumështit të dorëzuar në qumështore ose pikën e grumbullimit të qumështit e cila është e regjistruar si biznes dhe ka kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar;
• Dëshmia për pjesëmarrjen në projektin “Transparenca dhe neutraliteti i marrjes së mostrave të qumështit” (e lëshuar nga Projekti “Transparenca dhe neutraliteti i marrjes së mostrave të qumështit”).
Mënyra e subvencionimit:
• Subvencionimi do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar, sipas kategorive:
1. Ekstra klasë = 0.07 €
2. Klasa e Parë = 0.04 €
3. Klasa e Dytë = 0.02 €
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKUESIT PËR THERTORET:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të jenë të licencuara/aprovuara me vendim nga AUV për kategoritë të sigurisë A, B, C dhe D;
• Të raportojnë therjet në bazën e të dhënave në Sektorin e Identifikimit dhe Regjistrimit në AUV, sipas dinamikës së paraparë të thertores;
• Trupi i therur i kafshës/gjedhit duhet të kontrollohet dhe dëshmohet me vërtetim nga veterineri përgjegjës i autorizuar nga AUV;
• Gjedhet duhet të jenë të matrikuluara me matrikulë të Republikës së Kosovës.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:
• Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK (vetëm për persona juridikë);
• Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
• Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit / pronarit të biznesit (vetëm për personat juridik);
• Regjistri i kafshëve të therura, i lëshuar nga baza e të dhënave të sektorit të Identifikimit dhe Regjistrimit – AUV, të dëshmuar me pasaportën e kafshës së therur;
• Vërtetimi-dëshmia e lëshuar nga veterineri përgjegjës i autorizuar nga AUV, për realizimin e kontrollit të trupit të therur të kafshës/gjedhit.
MËNYRA E SUBVENCIONIMIT:
• Subvencionimi bëhet për krerë gjedhi të therur të raportuar, në vlerë prej 50 €/krerë;
• Pagesës në vlerë prej 50 €/krerë u bëhet thertoreve përfituese.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË FERMERËT / APLIKUESIT PËR AKUAKULTURË:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të shesin së paku 2500 kg peshk te freskët (peshku i gjalle, peshku i pastruar refuz, peshku i mbytur dhe i ftohur në temperaturë +5°C i paketuar ne vakum) brenda gjashtë (6) muajve, në Republikën e Kosovës ose jashtë vendit (eksport);
• Llojet e pranueshme të peshkut janë: Trofta dhe Krapi;
• Të jenë të licencuar nga MBPZHR për zhvillimin e aktiviteteve në akuakulturë;
• Të jenë të regjistruar në AUV.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM;
• Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK (vetëm për persona juridikë),;
• Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
• Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit / pronarit te biznesit (vetëm për personat juridik);
• Dëshmi për sasinë dhe vendin e origjinës së ushqimit për peshk;
• Dëshmi nga ATK, për sasinë e shitur të peshkut të freskët (peshku i gjallë, peshku i pastruar refuz, peshku i mbytur dhe i ftohur në temp +5°C i paketuar në vakum).
MËNYRA E SUBVENCONIMIT:
• Subvencionimi do të bëhet për kg të peshkut të shitur, në vlerë prej 0.20 €/kg;
• Do të mbështeten (subvencionohen) të gjithë fermat – pronarët e hurdhave të peshkut që shesin së paku 2500 kg/peshk të freskët (peshku i gjallë, peshku i pastruar refuz, peshku i mbytur dhe i ftohur në temp +5°C i paketuar në vakum) brenda gjashtë muajve, në Republikën e Kosovës ose jashtë vendit (eksport).
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË FERMERËT / APLIKUESIT PËR VIÇAT PËR MAJMËRI:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të mbarështojnë së paku 10 krerë viça për majmëri (meshkuj dhe femra), gjatë vitit kalendarik;
• Në kohën/ditën e aplikimit, mosha e viçave për majmëri duhet me qenë nga 6 – 14 muaj;
• Viçat për majmëri duhet të jenë të matrikuluara me matrikulë të Republikës së Kosovës;
• Viçat për majmëri duhet të jenë të identifikuara dhe të regjistruara në sistemin e Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në AUV;
• Numri i viçave për majmëri në fermë dhe në bazën e të dhënave duhet të jetë i përditësuar.
DOKUMENTAIONI I NEVOJSHËM:
• Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK (vetëm për persona juridikë);
• Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
• Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit / pronarit të biznesit (vetëm për personat juridik);
• Regjistri për vitin 2023, i lëshuar nga Praktikat veterinare të kontraktura nga AUV, duke u bazuar në të dhënat e sistemit të Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve në AUV, i cili duhet të jetë i nënshkruar dhe i vulosur në të gjitha fletët/faqet.
MËNYRA E SUBVENCIONIMIT:
• Subvencionimi do të bëhet për krerë -viça për majmëri, në vlerë prej 25 €/krerë;
• Përfitues do të jenë fermerët/subjektet të cilët mbarështojnë së paku 10 krerë të viçave për majmëri, gjatë vitit kalendarik, dhe që i plotësojnë kriteret e parashtruara sipas këtij programi.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË FERMERËT / APLIKUESIT PËR ZOGJË PËR MAJMËRI (BROJLERËT):
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të mbarështojnë së paku 2000 zogj për majmëri (brojlerë), gjatë viti kalendarik;
• Subjekti duhet të jetë i regjistruar në AUV;
• Subjekti duhet të dëshmoj se shitja zogjve për majmëri (brojlerë) është realizuar në formë të rregullt, me faturë dhe kupon fiskal të shitjes.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
• Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK (vetëm për persona juridikë);
• Dëshmia për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
• Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit / pronarit të biznesit (vetëm për personat juridik);
• Kopja e dëshmisë për numrin dhe origjinën e zogjve një ditor, fatura e furnizimit/blerjes nga importuesi apo prodhuesi, në të cilën duhet të saktësohet se zogjtë janë për majmëri;
• Fatura e furnizimit/blerjes për zogjtë një ditor për majmëri, janë të pranueshme vetëm për furnizimet e realizuara gjatë viti kalendarik 01.01 – 31.12.2023;
• Dëshmia, fatura dhe kuponi fiskal i shitjes, me të cilën dëshmohet se shitja e zogjve për majmëri (brojlerëve) është bërë në formë të rregullt.
MËNYRA E SUBVENCIONIMIT:
• Subvencionimi do të bëhet për njësi zogj për majmëri (brojlerë), të shitur dhe të dëshmuar me faturë dhe kupon fiskal të shitjes, në vlerë prej 0.20 €/zog.
• Përfitues do të jenë fermerët/subjektet të cilët mbarështojnë së paku 2000 zogj për majmëri (brojlerë) gjatë viti kalendarik dhe që i plotësojnë kriteret e parashtruara sipas këtij programi.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË FERMERËT/APLIKUESIT PËR PRIMIN E SIGURIMIT BUJQËSOR INDEKS:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të kenë të mbjellë së paku 1 ha me grurë;
• Të kenë të siguruar sipërfaqen e mbjellë me grurë, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 01.06.2023 deri më datë 01.07.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.20 ha me mjedër;
• Të kenë të siguruar pemishten me mjedër, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 01.07.2023 deri më datë 31.08.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.20 ha me dredhëz;
• Të kenë të siguruar pemishten me dredhëz, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 01.03.2023 deri më datë 30.04.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.50 ha me mollë;
• Të kenë të siguruar pemishten me mollë, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri më datë 15.05.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.50 ha me kumbull;
• Të kenë të siguruar pemishten me kumbull, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri më datë 15.05.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.10 ha me vresht;
• Të kenë të siguruar sipërfaqen e vreshtit, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri më datë 15.05.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.50 ha me arrë;
• Të kenë të siguruar pemishten me arrë, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri me datë 15.05.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.50 ha me qershi;
• Të kenë të siguruar pemishten me qershi, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri më datën 15.05.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 1 ha me misër;
• Të kenë të siguruar sipërfaqen e mbjellë me misër, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.06.2023 deri më datën 05.08.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.30 ha me fasule;
• Të kenë të siguruar sipërfaqen e mbjellë me fasule, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 15.06.2023 deri më datën 15.08.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.5 ha me dardhë;
• Të kenë të siguruar pemishten me dardhë, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri më datën 15.05.2023;
• Të kenë të mbjellë së paku 0.50 ha me vishnje;
• Të kenë të siguruar pemishten me vishnje, ku periudha siguruese duhet të jetë prej datës 20.03.2023 deri më datën 15.05.2023.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
• Kopja e Certifikatës së regjistrimit të biznesit-ARBK (vetëm për personat juridik);
• Dëshmi për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, e aplikuesit – pronarit të biznesit (vetëm për personat juridik);
• Polisa e sigurimit për kulturën bujqësore përkatëse, e cila duhet të ketë mbulim për periudhën e sigurimit të përcaktuar tek kriteret për kulturat bujqësore dhe duhet të jetë e lëshuar nga kompania e sigurimit e cila është e licencuar nga BQK, për sigurime bujqësore;
• Fatura dhe dëshmia mbi pagesën e polisës së sigurimit;
• Deklarata e zotimit e nënshkruar nga të dy palët (fermeri dhe kompania e sigurimit).
MËNYRA E SUBVENCIONIMIT:
• Do të bëhet pagesa 75 % e shumës së primit, në formë të subvencionit, si masë paraprake për tejkalimin e dëmeve të shkaktuara, respektivisht nga rreziqet e përcaktuara në polisën e sigurimit, për të mbuluar dëmet që mund t’iu shkaktohen fermerëve të cilët kanë paguar sigurimin bujqësor.
REALIZIMI I PAGESAVE:
• Pas hartimit të listave përfundimtare të përfituesve (75 % e shumës së primit të sigurimit të kompensuar për fermerin nga MBPZHR, tek kompania përkatëse e sigurimit), bëhet pagesa e primit sipas përqindjes së përkrahjes së primit.
• Shuma e mjeteve në vlerë prej 75 % të primit, si subvencion, përjashtimisht të gjithë nënsektorve të tjerë brenda këtij programi, dhe për shkak të specifikave të veçanta që ka sigurimi i kulturave bujqësore dhe bazuar në deklaratën e zotimit të ofruar nga ana e fermerit, i ekzekutohet kompanisë së sigurimit e cila është e licencuar nga BQK për sigurime bujqësor, në të cilën fermeri e ka siguruar kulturën bujqësore përkatëse dhe që ka ofruar polisën e sigurimit, faturën dhe dëshminë mbi pagesën e polisës së sigurimit së bashku me deklaratën e zotimit.
• Pagesat bëhen në xhirollogari bankare të kompanive të sigurimit, në të cilat fermerët/aplikuesit e kanë siguruar kulturën bujqësore, dhe verifikimi i të cilave është bërë gjatë aplikimit.
Sqarim: të gjitha informacionet për blerjen e polisave të sigurimit dhe të gjitha detajet lidhur me specifikat e sigurimit bujqësor për grurë, mjedër, mollë, kumbull, rrush, dredhëz, arrë, fasule, misër, qershi, vishnje dhe dardhë (periudha e sigurimit, kufijtë e paracaktuar dhe dëmshpërblimet në rast të ndodhjes së shkaktimit të dëmit, shuma e siguruar si dhe shuma e primit të sigurimit të cilën duhet fermerët ta paguajnë), mund të merren në shoqatën e sigurimeve të Kosovës. Pagesa e primit të sigurimit index është e ndryshme, varësisht lokacionit në të cilin ndodhen sipërfaqet e mbjella me grurë, mjedër, mollë, kumbull, rrush, dredhëz, arrë, fasule, misër, qershi, vishnje dhe dardhë.