Thirrja për mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datë 16.02.2023
(e enjte ) duke filluar në ora 08:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Znj Manushaqe Mulaku, emërohet anëtare e Kuvendit Komunal Drenas, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës” duke zëvendësuar Agnesë Kastrati-Bucolli e cila lirohet prej detyrës të anëtares së Kuvendit Komunal.
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.
18.01.2023.
- Propozim vendim për miratimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave për vitet 2023-2027.
- Propozim vendim për miratimin e Projekt Rregullores nr.01/2023 për Menaxhimin e mbeturinave për Komunën e Gllogocit.
- Raporti i Punës Janar-Dhjetor 2022 i Kryetarit të Komunës.
- Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Drenasit 2023-2027.
- Propozim vendim për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të Planit Rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit-Gllogoc.
- Propozim vendim për vënien në diskutim publik e rregullores për Bonuset e Zonimit.
- Të ndryshme.