Thirret seanca solemne me rastin e shënimit të 28 Nëntorit
Në bazë të nenit 8 të udhëzimit Administrativ nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, z. Labinot Halilaj më datë 28.11.2019 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00 në sallën e Kulturës së Drenasit, thërret seancë solemne të komunave të zonës së Drenicës (Drenas e Skënderaj), me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), të Ismail Qemailit (1912), Ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, daljes së parë publike të UÇK-së, si dhe me rastin e zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.
Seanca do të ketë për rend dite:
1. 11:00 – Hapja e mbledhjes solemne e Kuvendit të Komunës nga kryesuesi z. Labinot Halilaj
2. 11:05 – Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, si dhe fjalimi i Kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari.
3. 11:25- Mbyllja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës.