Në bazë të nenit 44 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 48 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe në bazë të nenit 3 pika 3.7 të Rregullores së punës të Asamblesë komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur antarët e Kuvendit Komunal që të merrin pjesë në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet më datën 21.07.2011 në sallën e Kuvendit të Komunës në Drenas duke filluar në ora 13:00, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i Ekstraktit i mbledhjes së kaluar të mbajtur me 29.06.2011.
2. Miratimi i Raportit të Përkohshëm i Buxhetit janar-qershor 2011.
3. Miratimi i Propozim -Vendimit për ndryshimin e Rregullores 012, nr 351-183 të datës 31.12.2004.
4. Miratimi i Propozim -Vendimit për ndryshimin e seksionit 6 pika 2, seksioni 9 pika 2, të Rregullores Komunale mbi Tarifat, Gjobat dhe Taksat, nr.01-031-9313, të datës 17.11.2010.
5. Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga Drejtorati për Urbanizmit.
6. Propozim-vendim për mënyrën e shpenzimeve të hyrave vetanake në Arsimin e Mesëm.
7. Propozim-vendim për ndryshimin e buxhetit komunal të hyrave vetanake për vitin 2011, në Drejtoratin e Arsimit.
8. Propozim-vendim për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2011.