Në bazë të nenit 44 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 48 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe në bazë të nenit 3 pika 3.7 të Rregullores së Punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur antarët e Kuvendit Komunal që të merrin pjesë në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet më datën 26.05.2011 në sallën e Kuvendit të Komunës në Drenas duke filluar në ora 13:00, me këtë:
REND TË DITËS
1. Miratimi i Ekstraktit të mbledhjes së kaluar të mbajtur më 27.04.2011.
2. Miratimi i Propozim-Vendimit për caktimin e lokacionin për qëllim të interesit publik: Ndërtimi i Objekteve Afariste–Banesore me Etazhitet B+P+8 në vendin e quajtur “Ashanajka–Arat e Ibrit” pronë e KK Drenas.
3. Miratimi i Propozim-Vendimit për caktimin e kritereve dhe të procedurës së lidhjes së Partneritetit publiko-privat dhe/ose për dhënien e të drejtës së ndërtimit në pronë publike komunale.
4.Miratimi i Propozim-Vendimit, Formohen Komisionet Konsultative Këshillëdhënëse sektoriale në Komunë me qëllime të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e Vendimmarrjes për interes publik përkatësisht formohen dy Komitete Konsultative në kuadër të Komunës e atë:
– Komiteti Konsultativ për arsim, kulturë, rini dhe sport, si dhe
– Komiteti Konsultativ për zhvillimin ekonomik, Mbrojtja të Ambientit dhe Mirëqenie Sociale.
5. Raporti i Vlerësimit të Komisionit për Banim Social.
6. Formimi i Komisionit për mbledhjen e dëmeve të shkaktuara nga lufta.