Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit Labinot Halilaj, me datën 20.02.2019 (ditë e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:
Thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës: 18.01.2019
- Propozim vendim për formimin e komisionit për përgatitjen e Rregullores për organizimin e punës në institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit
- Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba
- Propozim vendim për formimin e komisionit për çështjet e banimit të përkohshëm social
- Raporti i punës janar-dhjetor 2018 i Kryetarit të Komunës
- Propozim vendim për planin e veprimit për përmbushje të transparencës 2019-2023
- Të ndryshme