Në bazë të nenit 8 të udhëzimit Administrativ nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës se Drenasit, Burim Bujupi më datë. 27.11.2026 (ditë e Premte) duke filluar në ora 09:30, në sallën e Kuvendit të Komunës:
THËRRET
MBLEDHJE SOLEMNE E KUVENDIT TË KOMUNËS
ME RASTIN E “28 NËNTORIT – DITËS SË FLAMURIT, PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, DITËLINDJES SË KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI DHE DALJES PUBLIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS” (UÇK-së).
Rendi ditës
1. Hapja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës nga Kryesuesi Burim Bujupi;
2. Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci;
3. Fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit e grupeve kuvendare në Kuvendin Komunal;
4. Mbyllja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës.