Thirret mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës për nder të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit
Në bazë të nenit 43 paragrafi 1, të Ligjit Nr.03/l-040, për Vetëqeverisje Lokale, nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve Solemne të Kuvendit të Komunës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj më datë 14.06.20220 (e diele) duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit, thërret mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës për nderë të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
10:00 – Hapja e mbledhjes Solemne e Kuvendit të Komunës nga kryesuesi Labinot Halilaj
10:15 – Fjalimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci
10:30 – Mbyllja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës.
Pas përfundimit të mbledhjes solemne, organi ekzekutiv dhe legjislativ i Komunës, do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin buqeta me lule të freskëta në të gjitha varrezat e dëshmorëve të Komunës së Drenasit.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, aktivitete të tjera për shënimin e 21 vjetorit të ditës së çlirimit, nuk do të mbahen.