Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenti 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogovcit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores se punes të Kuvendit, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për dt.31.03.2014 , duke filluar në ora 13.00 ne sallen e Kuvendit të Komunës (dite e hënë ) :
THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE
1. Proces verbali i mbledhjes të dt.13.02.2014
2. Propozim vendim për emërtim të rrugëve dhe institucioneve tjera publike në teritorin e Komunës së Drenasit
3. Propozim vendim për plotesimin dhe ndryshimin e vendimit nr:344-3562 të dt:18.06.2009 për planin urban – Komunal të Komunës se Drenasit
4. Zgjedhja e Komitetit për Komunitete
5. Propozim vendimet për lejimin e subvencioneve nga të hyrat vetanake për tri shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së
6. Raporti vjetor i buxhetit për vitin 2013
7. Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake
8. Propozim vendim për miratimin e rrjetit të linjave urban – periferike në teritorin e Komunës së Drenasit
9. Propozim ndryshimi i rregullorës Komunale për taksa,tarifa,ngarkesa dhe gjoba
10. Propozim vendim për lejimin e subvencioneve të klubeve sportive
11. Propozim vendim për caktimin e zonës së vendgjuetisë dhe shpallja për dhënjen në menagjim të kesaj zone
12. Plotësimi i komisionit për dhënjen në shfrytëzim të prones Komunale