Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj, më datë: 31/10/2018 ( e mërkurë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës;
Thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit
Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës: 21/09/2018 dhe procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme të dt: 13/09/2018.
- Propozim vendim për ridestinim të mjeteve për shpenzime kapitale.
- Propozim vendim për ndryshimin e emrit të projektit: zgjerimi i QMF-së Gllanasellë
- Raporti Financiar Janar-Shtator 2018.
- Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e RREGULLORES PËR TARIFA NGARKESA DHE GJOBA.
- Propozim vendim për ridestinim të mjeteve nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.