Në bazë të nenit 40,43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Burim Bujupi thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datën 29.10.2026 e cila do të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Për shqyrtim në mbledhje propozohet ky rend i ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i mbajtur me dt: 25.09.2026 dhe procesverbali i mbledhjes se jashtëzakonshme i datës 09.09.2026;
- Deklaratë mbështetëse për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike;
- Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gllogocit;
- Propozim vendim për miratimin e Raportit mbi punën dhe aktivitetin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit Nr.02-052/01-43152 të datës 12.10.2026;
- Propozim vendim për diskutim të Raportit të auditimit të pajtueshmërisë “menaxhimi i pronave të dhëna me qira në Komunën e Gllogocit për periudhën 2024-2025;
- Propozim vendim për themelimin e organit të kujdestarisë në kuadër të Qendrës për punë sociale;
- Propozim Vendim për shpalljen e Interesit të përgjithshëm Publik të parcelës nr.391-5 dhe pjesë e parcelës 381-1 ZK Drenas, për nevojat e Qendrës për punë sociale –Drenas
- Raporti Financiar Janar-Shtator 2026;
- Pyetje dhe përgjigje;
- Të ndryshme