Në bazë të nenit 40,43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Burim Bujupi, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet me datën 25.09.2026 duke filluar nga ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Për shqyrtim në mbledhje propozohet ky rend i ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i mbajtur me dt: 31.08.2026;
2. Propozim Buxheti i Komunës për vitin 2027 dhe projeksionet për vitet 2028-2029.
3. Propozim vendim për plotësim ndryshimin e pikës I të vendimit 02 Nr.020/04-11325 të datës 30.03.2026 për formimin e komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Eko-Drenasi” Sh.a
4. Propozim vendim për vazhdimin e zbatimit të rendit ekzistues të udhëtimit për operatoret e transportit publik të udhëtarëve me autobus në Komunën e Drenasit, për linjat urbano-periferike.
5. Propozim Vendim për shpalljen e Interesit të përgjithshëm Publik të parcelës nr.391-5 dhe pjesë e parcelës 381-1 ZK Drenas, për nevojat e Qendrës për punë sociale –Drenas.
6. Raporti i progresit për Implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2025.
7. Pyetje dhe përgjigje;
8. Të ndryshme