Në bazë të nenit 40,43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Burim Bujupi thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal e cila do të mbahet më dt: 31.08.2026 duke filluar nga ora 10:00.
Për mbledhje propozohet ky rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i mbajtur me dt: 30.07.2026;
- Propozim Vendim për miratimin e Draft Planit Komunal për Transportin Lokal në Komunën e Gllogocit për periudhën 2026–2031;
- Propozim Vendim për themelimin e komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit;
- PropozimVendim për Themelimin e komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Drenasit;
- Propozim Vendim për financim të projektit të Shoqatës së personave me Aftësi të kufizuara “HANDIKOS” ;
- Propozim Vendim për shpalljen e Interesit të përgjithshëm Publik të parcelës nr.391-5 dhe pjesë e parcelës 381-1 ZK Drenas, për nevojat e Qendrës për punë sociale –Drenas;
- Raport rreth korrje – shirjeve në territorin e Komunës së Drenasit për vitin 2026;
- Pyetje dhe përgjigje;
- Të ndryshme