Në bazë të nenit 40,43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, z. Burim Bujupi, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datë: 29.06.2026, duke filluar nga ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës Drenasit dhe propozohet ky rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i mbajtur me datë: 29.05.2026
2. Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2027-2029.
3. Raporti i KRU “Prishtina”, Dega në Drenas
4. Raporti nga Kryeshefi i KRM “Pastrimi .
5. Raport për menaxhimin e pronave komunale të dhëna në shfrytëzim.
6. Informim i Kuvendit Komunal për aktivitetet e KKSB-së për periudhën Janar-Qershor 2026.
7. Propozim vendim për Shfuqizimin e vendimit 02 Nr.020/04-19807 të datës 29.05.2026 për themelimin e komisionit për verifikimin e lejeve ndërtimore nga viti 2017 e deri në vitin 2026.
8. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ “Klubi i Futbollit FC Feronikeli 74”
9. Propozim vendim për financimin e projektit OJQ “Klubi KFF FERONIKELI” Femra.
10. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ “Klubi i Futsalit FC “LIQENI”
11. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ “Shotë Galica”
12. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ “Klubi i volejbollit Gryka”
13. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ KV “FERONIKELI FEMRAT”
14. Propozim vendim për financimin e projektit OJQ KV“FERONIKELI MESHKUJT”
15. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ “Klubi i Futsallit Drenasi”
16. Propozim vendim për financimin e projektit për OJQ “Klubi i Futsallit Komorani”
17. Të ndryshme
Ftesën dhe materialet e Kuvendit për pikat e propozuara për diskutim e miratim, mund t’i gjeni në ueb faqen zyrtare ne këtë link: https://gllogoc.rks-gov.net/dokumentet-e-kuvendit/