Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Burim Bujupi, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datë: 29.05.2026 e cila do të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Për mbledhje propozohet ky rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt.30.04.2026.
2. Të ndryshme