Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit Burim Bujupi, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datë: 30.04.2026 dhe do të fillojë në orën 11:00.
Mledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës Drenasit.
Për mbledhje propozohet ky rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt.30.03.2026.
2. Propozim vendim për miratimin e Planit Lokal të veprimit në mjedis 2026-2030.
3. Propozim vendim për miratimin e Planit Komunal për Ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Drenasit/Gllogocit 2026-2028.
4. Propozim vendim për lejimin e bonusit të banimit për shfrytëzimin e banesave me qira nga tregu, për familjet të cilat nuk kanë mundësi financiare të bëjnë pagesën e qirasë.
5. Propozim vendim për caktimin e anëtareve të komisionit përzgjedhës për drejtor në institucionet publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit.
6. Propozim vendim për themelimin e komisionit për vlerësimin e pronave të përfshira në vendimin Nr.02-462/01-77929 të datës 27.02.2026 për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/Juridik ( deri 99 vite ) .
7. Propozim vendim për themelimin e komisionit të Ankesave për shqyrtimin e Ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës
8. Raporti Financiar Janar-Mars 2026.
9. Të ndryshme