Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Lestrani, më datë: 28.03.2025 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal i dt. 28.02.2025.
- Draft-propozim për ndryshim-plotësim të rregullores, për taksa, tarifa, ngarkesa, dhe gjoba 02 nr.400/03-62198 datës 28.12.2023.
- Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për pronën komunale: P-70315035-00848-0, në Krajkovë, me sipërfaqe 130000 m2.
- Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për pronën komunale: P-70310053-00539-0, në Negroc, me sipërfaqe 109084 m2.
- Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për pronën komunale: P-70315035-00913-0, në Krajkovë me sipërfaqe 92000 m2.
- Raport për implementimin e rekomandimeve të Raportit të auditimit me temë: Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin fiskal 2023;
- Raporti vjetor i KRM “ Pastrimi “ për vitin 2024.
- Raporti vjetor i NPL “Stacioni i Autobusëve-Drenas”
- Të ndryshme.