Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 29.01.2024 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i dt. 27.12.2023
- Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2023.
- Propozim Vendim për ndarjen dhe bashkimin e parcelave kadastrale.
- Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për realizimin e Projektit për ndertimin e objekteve të qerdheve në Tërstenik dhe Nekoc.
- Propozim Vendim për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
- Raporti i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2023.
- Raporti i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Komunës së Drenasit për vitin 2023 dhe plani i implementimit të rekomandimeve .
- Raporti i performancës komunale për vitin 2022.
- Raporti i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratave për dhënien në shftytëzim të pronave të paluajtshme të Komunës të dhëna në shfrytëzim gjatë vitit 2020.
- Plani i Punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Të ndryshme.