Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari më datë: 20.04.2023, (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt. 28.03.2023
- Propozim vendim për transfer të mjeteve nga Projekti, nr.10/611/850010/300/53732/0820, Kategoria e Shpenzimeve Kapitale në Projektin nr 10/611/850010/300/89114/0820 në buxhetin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport;
- Propozim vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake .
- Propozim vendim për miratimin e Planit Komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimit të të huajve në Komunën e Drenasit/Gllogocit.
- Të ndryshme.