Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë: 31.08.2022 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK i mbajtur më datë; 27.07.2022.
- Propozim Vendim i Buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023-2025.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës.
- Propozim Vendim për fillimin e Hartimit të Planit Rregullues të hollësishëm për qendrën e Qytetit Gllogoc.
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klub Fitness Koca.
- Propozim Vendim për financimin e Projektit Volejbolli për Femra të OJQ-së KV Gryka .
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së ,,KF FORTUNA’’
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi i Boksit Drenas
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi Publik i Futbollit Drenas
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së FC LIQENI Drenas
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi i Volejbollit Feronikeli Meshkujt Drenas
- Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-së Klubi i Volejbollit Feronikeli Femrat Drenas
- Propozim Vendim për financimin e Projektit botim i Librit monografi RFBSH Nezir Prokshi Drenas.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit për plotësim ndryshimin e Rregullores për Taksa Tarifa Ngastra dhe Gjoba.
- Njoftim rreth shkëputjes së Kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit.
- Propozim Vendim për bartjen e mjeteve Financiare nga Kategoria Rezervë.
- Raporti i punës Janar-Qershor 2022 i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale.
- Të ndryshme.