Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 30.05.2022 (E Hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal të dt.27.04.2022
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionareve për Ndërmarrjen Publike “Pastrimi’’
- Propozim Vendim për nisjen e proceduarve për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale, (NPL) në Drenas .
- Njoftim për Qarkoren buxhetore 2023/01, MFPT dhe Qarkorja Interne e Komunës së Drenasit.
- Propozim Vendim për rialokim të mjeteve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Propozim Vendim për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
- Raport lidhur me mbarëvajtjen e projektit ’’Komuna për të rinjtë” në Komunën e Drenasit
- Propozim Vendim për shfuqizimin e vendimeve 02.nr.400/01-13247 dhe 02 nr.400/01-13251 i datës 24.03.2022
- Të ndryshme.