Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 26.01.2022 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Betimi i antarës znj. Blerina Gashi antare e Kuvendit Komunal në Drenas nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës” (PDK), duke e zevëndësuar antarën e Kuvendit Komunal znj.Egzona Jetullahut.
- Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal Drenas të dt. 23.12.2021.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizua për vitin 2021 .
- Plani i vjetor i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022
- Plani i vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2022.
- Propozim Vendim për shfuqizimin e vendimit Nr. 12-400/01-65504,të dt. 23.12.2021.
- Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve:
- Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Kaltrina Dvorani.
- b. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Fitore Bytyqi.
- c. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Besarta Elshani.
ç. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Erleta Gjoshi.
- d. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Medina Hoxha-Hyseni.
- dh. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Qëndresa Bajraktari.
- e. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Mejreme Morina.
ë. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Rajmonda Hasi.
- f. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Hamide Gashi.
- g. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Mihane Hyseni.
- Propozim Vendim për formimin e komisionit për plotësim të ndryshimin e statutit Nr.12.-060/05-14928, të datës 30.04.2020,të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve “në Drenas.
- Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në Shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës.
- Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar –Dhjetor 2021.
- Lista e rreziqeve Komunale për vitin 2022.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Arsim Kulturë Rini dhe Sport.
për vitin 2021.
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2021 .
- Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2021.
- Propozim Vendim për lirimin nga pagesa e peronizimit për kompanit e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbano-periferike dhe nderurbane që shfrytëzoijnë stacionin e autobusëve në Gllogoc për operim.
- Raport nga psikologu Hazir Elshani nga drejtoria e Arsimit lidhur me punën për personat me nevoja të veqanta.
- Të ndryshme.