Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë: 30. 09. 2021 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i dt. 31.08.2021.
- Propozim vendim i buxhetit të Komunës për vitin 2022 dhe parashikimi i buxhetit 2023- 2024.
- Draft Raport i parë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
- Të ndryshme.