Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë, 28/04/2021 (e mërkure) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 26.03.2021
- Raporti financiar i zhvillimit të buxhetit Janar-Mars 2021
- Raporti ndihmave dhe subvencioneve për vitin 2020
- Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2020 në vitin 2021
- Të ndryshme