Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë, 29/01/2021 (e premte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 28.12.2020
- Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar – Dhjetor 2020
- Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2020;
- Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizua
- Komiteti për Arsim Kulturë Rini dhe Sport
- Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- Komiteti për Barazi Gjinore
- Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Heroit të Kombit Asllan Fazliu
- Të ndryshme