Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë 28.12.2020 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kulturës së Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 26.11. 2020.
- Plani i Punës për vitin 2021, i Kuvendit Komunal.
- Plani i Punës të Kryetarit për vitin 2021.
- Propozim Rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
- Plani preliminar i Prokurimit për vitin 2021.
- Diskutimi i Planit të Integritetit.
- Propozim Vendim për financimin e Projektit “Ngritja e Mirëqenies Sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Familjarëve të tyre.
- Propozim Vendim për lirimin nga qiraja jo profitabile, familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2021.
- Propozim Vendim për këmbimin e njësive kadastrave nr. 348/0 dhe 1011/0 në zonën kadastrale në Gllogoc.
- Propozim Vendim për përmirësimin e gabimit teknik në listën e veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2021.
- Propozim Vendim për lirim nga pagesa e peronizimit për kompanitë e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbanë- periferike dhe ndër urbane që shfrytëzojnë stacionin e autobusëve në Gllogoc, për operim.
- Raporti i dytë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
- Të ndryshme.
Ftesën dhe materialin për mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës për datën 28.12.2020 i gjeni në këtë link; http://77.83.123.134:100/…/category/dokumentet-e-kuvendit/