Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit me datë 26.11.2020 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kulturës të Komunës.
Mbledhja do të këtë rend dite këto pika:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 30.10.2020.
2. Propozim Rregullore për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës.
3. Propozim Vendim për rrënimin e ish objektit të Komunës, si dhe objekteve tjera përcjellëse.
4. Propozim Vendim për bashkimin dhe parcelizimin e parcelave kadastrale.
5. Propozim Vendim për këmbimin e parcelave në zonën kadastrate Gllogoc.
6. Model Kodi i Etikës
7. Propozim Vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021
8. Të ndryshme.