Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit) neni 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, më datë 27.05.2020 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 30.04.2020
2. Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të ngastrave kadastrale, në të cilat ndodhen burimi i ujit të pijes dhe rezevari i ujit ku ndodhet edhe objekti në të cilin janë të vendosura edhe pompat
3. Raportimi i Kryetarit për pjesën e mjeteve financiare të shpenzuara për menaxhimin e situatës nga COVID-19
4. Propozim Vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2019 në vitin 2020, me ndryshime
5. Të ndryshme
Materialin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës për datën 27.05.2020 mund ta gjeni në ueb faqen e Komunës në këtë link:http://77.83.123.134:100/gllo…/category/dokumentet-e-kuvendit/