Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36, 41 dhe 42 pika 42.2 te Statutit të Komunës se Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, me datë 30/04/2020 (e enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit të Komunës i datës 28.02.2020
2. Propozim Vendim i statutit për ndërmarrjen publike lokale “Stacioni i autobusëve” SH.A në Drenas - Propozim Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/0, në zonën kadastrale Drenas
4. Diskutim rreth situatës emergjente e krijuar nga COVID-19 dhe mundësit e ndarjes buxhetore për tejkalim të situatës në Komunën e Drenasit
5. Të ndryshme
Materialin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës për datën 30.04.2020 mund ta gjeni në ueb faqen e Komunës në këtë link: https://gllogoc.rks-gov.net/category/dokumentet-e-kuvendit/