Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit) nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12,2 të Rregullores se punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj, me datë: 27.03.2020, (e premte), duke filluar në ora 13:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë:
Rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të dt. 28.02.2020;
- Propozim Vendim i statutit për ndërmarrjen publike Lokale “Stacioni i autobusëve” , SH.A në Drenas – Gllogoc;
- Propozim Vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave qe mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1, në zonën e kadastrale Drenas;
- Diskutim rreth situatës emergjente e krijuar nga COVID-19, dhe mundësitë e ndarjes buxhetore për tejkalim të situatës në Komunën e Drenasit;
- Të ndryshme.
Materialin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës për datën 28.02.2020 mund ta gjeni në ueb faqen e Komunës në këtë link: