Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36, 41 dhe 42 pika 42.2 te Statutit të Komunës se Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores se punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, me datë 31/01/2020 (e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Betimi asamblistit të ri Përparim Bajraktari nga Partia e subjektit politik -Vizioni për Drenasin, pas dorëheqjes se asamblistit Endrit Gllareva në Kuvendin Komunal Drenas,
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt. 27.12.2019.
- Draft Propozim strategjia e zhvillimit ekonomik Lokal 2020 -2024.
- Propozim Vendim për shqyrtimin publik të Projekt-Planit Zhvillimor Komunal të Drenasit për periudhën 2020-2028.
- Plani vjetor i Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2020
- Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2019:
- Komiteti për Arsim Kulture Rini dhe Sport.
- Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizua.
- Raporti Financiar i Zhvillimit të Buxhetit janar-dhjetor 2019.
- Njoftim rreth përfundimit të kontratave për shfrytëzim të pronës se paluajtshme të
Komunës se Drenasit.
- Të ndryshme.