Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Labinot Halilaj, më datë 27/12/2019 (e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite këto pika për diskutim:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt. 29.11.2019.
- Prezantimi i anëtarëve nga Komisioni i Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore për konkurrentët e përzgjedhur në bazë të Konkursit dhe aprovimi i tyre.
- Propozim Vendim për Aprovim: Plani Komunal për Zhvillimin Institucional të Kujdesit Parësor Shëndetësor (PKZHIKPSH) Drenas-it 2020 – 2024.
- Propozim Vendim për miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2020-2024.
- Draft-Propozim për ndryshim-plotësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngastra dhe Gjoba 2019.
- Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm Publik të pjesëve të ngastrave kadastrale, nëpër të cilat do të kalon rruga ,,Adem Jashari” e cila fillon nga Feronikeli nëpër Poklek, Korroticë e Ultë e deri në Korroticë të Epërme ( te Kroni i Mbretit).
- Aprovimi i Planit të Punës për vitin 2020, i Kuvendit Komunal.
- Propozim Vendim për miratimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal për periudhën afatmesme 2020-2024.
- Të ndryshme.