Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë: 27/06/2019 (e enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës;
Thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Mbledhja do të ketë për rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së KPF-së i datës 22.05.2019
- Propozim-Rregullore Komunale për Transparencë
- Propozim vendim për financimin e projektit KH “Drenica”
- Propozim vendim për financimin e projektit KF “Feronikeli”
- Propozim vendim për financimin e projektit KF “Drenasi”
- Propozim vendim për financimin e projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas
- Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022
- Informatë lidhur me Raportin e SMFK-së për vitin 2018
- Propozim vendim për ndryshimin e Komitetit për Komunitete
- Të ndryshme