Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42, nenit 44, pikat 44.4 dhe 44.5 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe nenit 12, pika 12.2 dhe nenit 21, pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi thërret mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të mbahet më 22.07.2026 (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Bordit të Drejtorive (kati i tretë) të Komunës së Drenasit.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
Rend dite;
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, të mbajtur më 18.06.2026.
Shqyrtimi i Raportit të Punës së Kryetarit dhe të Qeverisjes Lokale për periudhën janar–qershor 2026.
Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën janar–qershor 2026.
Të ndryshme.