Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së. Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 12.02.2020 (e mërkurë), duke filluar nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Pikat e rendit të ditës janë:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 18.12.2019;
- Draft plani i punës së KKSB-së për punën e vitit 2020;
- Draft orari i punës së KKSB-së për vitin 2020;
- Diskutim lidhur me dukuritë negative në shkolla dhe për mundësitë e vendosjes së kamerave të sigurisë;
- Diskutim lidhur me kërkesën e Qendrës për Hulumtime dhe Politika të Sigurisë (SPRC) për bashkëpunim;
- Të ndryshme.
Ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.