Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 29.08.2019;
- Diskutim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 6 tetorit;
- Diskutim për masat e ndërmarra për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet ilegale;
- Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 24.10.2019 (e enjte), duke filluar nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.