Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 15.07.2019;
- Përgatitjet nga DKA dhe Stacioni Policor për parandalim të dukurive negative për
vitin akademik 2019/2020; - Raportim për aktivitetet gjatë “Muajit të Mërgatës”;
- Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 29.08.2019 duke filluar nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.