Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 14.04.2021; https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/04/Scan_357.pdf
2. Njoftim për situatën epidemiologjike dhe vaksinimin në masë;
3. Njoftim lidhur me mbarimin e vitit shkollor 2020/2021;
4. Njoftim lidhur me çështjen e ndriçimit publik dhe mirëmbajtjen e tij;
5. Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 29.06.2021 (e marte) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje sipas rendit.