Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 17.12.2019, linku: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/12/Procesverbali-i-mbledhjes-se-KKSB-17.12.2020.pdf
- Draft plani i punës së KKSB-së për punën e vitit 2021;
- Draft orari i punës së KKSB-së për vitin 2021;
- Njoftim lidhur me menaxhimin e vërshimeve të fundit;
- Përgatitjet nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve – KKZ – Drenas, për zgjedhjet parlamentare;
- Informim lidhur me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/2021;
- Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 05.02.2021 (e premte) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.