Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
1. Procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme të KKSB-së të mbajtur me 11.11.2020, i disponueshëm në linkun: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/11/Procesverbali-i-mbledhjes-se-jashtzakonshme-te-KKSB-se-11.11.2020.pdf
2. Njoftim për gjendjen epidemiologjike dhe masat e ndërmarra në Komunën e Drenasit pas kalimin në Zonën e Kuqe;
3. Raportim për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë;
4. Raportim nga Zyra për Komunitet dhe Kthim për procesin e ri-integrimit e personave të riatdhesuar;
5. Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 17.12.2020 (e enjte) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.