Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 25.08.2020 (linku: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/08/Scan_070.pdf);
- Njoftim për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Drenasit;
- Diskutim për sfidat dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor.
- Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 14.10.2020 (e mërkurë) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.