Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 20.05.2020;
- Njoftim për masat e ndërmarra nga Drejtoria e Arsimit për testin e arritshmërisë;
- Masat e ndërmarra nga Drejtoria e Inspeksionit për parandalim të përhapjes së pandemisë;
- Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 25.06.2020 (e enjte) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.