Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogovcit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për dt. 31.08.2017 duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës (në objektin e ri):
THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE
1. Proces verbali i mbledhjes se mbajtur me dt; 23.05.2017
2. Raporti i punës Janar-Qershor 2017 i Kryetarit të Komunes
3. Raporti financiar për realizimin e buxhetit komunal janar-qershor 2017
4. Propozim vendim për dhënjen në menagjim – shfrytëzim të perkohshem të parkingut të automjeteve që gjenden në hapësirat e stacionit të autobusëve,shoqatave të dala nga lufta
5. Propozim vendim për ridestinimin e mjeteve nga kategoria e shpenzimeve kapitale Drejtoria e Kultures
6. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve financiare nga mbetjet e projekteve kapitale-Drejtoria e urbanizmit
7. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve financiare nga subvencionet e disa drejtorive dhe zyres se Kryetarit për pagesën e bursave për student-Drejtoria e arsimit