Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, thirr anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës së Drenasit për mbledhjen konstituive e cila do të mbahet me datë 20.12.2013
Në bazë të nenit 42 Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, Kryetari i Komunës së Drenasit fton të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Drenasit e cila do të mbahet me datë 20.12.2013. Në këtë mbledhje do të behët betimi i anëtarëve të rijnë si dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës në mandatin 4 vjeçar të legjislativit. Seanca e mbledhjes inauguruese fillon në orën 10:00 dhe mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Drenas.